Loading…

Haradinaj: Taksën ndaj Serbisë e vumë nga zori

  • 10/11/2018 | 17:33

Haradinaj: Taksën ndaj Serbisë e vumë nga zori

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress ka folur mbi taksën e vendosur ndaj Serbisë.


Haradinaj ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk është vendosur nga lazdrimi dhe se nuk ka presion që largon atë masë, transmeton gazetametro.net

Haradinaj, në lidhje me këtë, ka shtuar se masa ndaj Serbisë und të arrihet vetëm nëse Serbia disiplinohet.

Do ta vlerësojmë bashkërisht, nëse ndalet ky agresivitet nëse Serbia e disiplinon veten në raport me Kosovën, ose nëse Bashkësia Ndërkombëtare arrin ta disiplinojë, ne jemi të gatshëm ta shkurtojmë, por nuk mund ta heqim me ndonjë presion ose shantazh mbi ne, ose me rritje të agresivitetit, janë gabim nëse shkojnë kësaj rruge në Beograd, ose kudo qoftë, nuk shkon ashtu, pra nuk jemi të interesuar ta heqim”, deklaron ai.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk di për cilat tema do të bisedohet në Bruksel, por se nuk guxon të flitet për territor të Kosovës.

“Nuk kam ndonjë informatë direkte nga rrjedha e bisedës, nuk kemi marrë ndonjë informatë nga Presidenti ose zyra e tij ende, mirëpo, Kosova është mirë që është prezente në tavolinë, pra ta zëmë nëse do të organizohej një takim nga Mogherini dhe ne të mungonim si Kosovë, mund të merrej në njëfarë mënyre si plus për Serbinë dhe si minus për ne. Pastaj, po, ne i kemi disa shqetësime se çka shtrohet për diskutim në takime, pra nuk guxon të shtrohet për diskutim territori i Kosovës dhe kufijtë e Kosovës, Kosova është shtet i pavarur, i obligohet Kushtetutës dhe vendimit të deputetëve më 17 shkurt 2008, pra ne jemi kundër që të shtrohet për diskutim substanca e shtetit tonë”, thotë ai. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë