Loading…

Haradinaj takon kongresmenin Ritchie Torres: Aleanca jonë me Amerikën është jetike dhe duhet të trajtohet si e tillë

  • 31/01/2023 | 20:53

Haradinaj takon kongresmenin Ritchie Torres: Aleanca jonë me Amerikën është jetike dhe duhet të trajtohet si e tillë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë amerikan në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se ka takuar sot kongresistin amerikan, mikun e madh të shqiptarëve, Ritchie Torres.

“Nder i veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin z. Ritchie Torres, të cilit i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ShBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha periudhat”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

“Në takim shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit strategjik në mes të dy vendeve në të gjitha sferat, atë të sigurisë, politikës së jashtme dhe shkëmbimit ekonomik. Po ashtu, ftova Kongresmenin Torres në Kosovë për vizitë”, ka shtuar Haradinaj.

Ai ka shtuar se Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme.

“Aleanca e jonë me Ameriken është jetike dhe duhet të trajtohet si e tillë. Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat me të cilat ballafaqohet”, ka përfunduar Haradinaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë