Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë ditës së martë ka pritur në një takim, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin.
Në takim është diskutuar rreth zhvillimeve politike të te dyja vendeve, si dhe rolin konstruktiv që mund të luaj Prishtina në krijimin e një klime pozitive në Maqedoni.
Sipas kumtesës nga AAK-ja që të dy janë dakorduar për domosdoshmërinë që partitë politike shqiptare në Maqedoni, të veprojnë në fuqizimin dhe faktorizimin e subjekteve politike shqiptare si dhe në koncentrimin votës shqiptare në këto zgjedhje.
Haradinaj ka theksuar se AAK, do të jetë në mbështetje të krijimit të një klime demokratike dhe pro kapitalizimit të votës politike shqiptare./gazetametro.net