Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me zëvendësministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriun, ku kanë folur për gjetjen e një zgjidhje emergjente për ujin e pijshëm në qytetin e Gjilanit, shkruan Gazeta Metro.
Haradinaj dhe Kadriu janë dalur me dy alternativa, njëra është investimi në mbushjen e ujëmbledhësit të Përlepnicës nga lumi Krivareka ose nga lumi Llapushnik.
Njoftimi i plotë nga Haradinaj:
Me zëvendësmininistrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriun, diskutuam sot për modalitetet e tejkalimit të situatës emergjente me ujin e pijshëm për qytetin e Gjilanit.
Për furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë të pijes, ekzistojnë dy alternativa, investimin në mbushjen e ujëmbledhësit të Përlepnicës nga lumi Krivareka ose nga lumi Llapushnik.
Qeveria e vendit me marrjen e mandatit ka investuar në rindërtimin e Pendës së Përlepnicës, rrjetin shpërndarës si dhe impiantin e ujërave të zeza dhe do të vazhdojë të jetë e fokusuar për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme sa i përket ujit të pijes për komunën e Gjilanit../gazetametro.net