Loading…

Haradinaj sulmon Bashkësinë Ndërkombëtare: Po i mbyll sytë karshi masakrave që kanë ndodhur në Kosovë

  • 01/04/2019 | 18:12

Haradinaj sulmon Bashkësinë Ndërkombëtare: Po i mbyll sytë karshi masakrave që kanë ndodhur në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Akademinë Përkujtimore të 20 vjetorit të masakrës së Lybeniqit, ka thënë se është e çuditshme se si Bashkësia Ndërkombëtare i ka mbyllur sytë karshi masakrave që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Përkundër se pikërisht për këto masakra Bashkësia Ndërkombëtare ka ndërhyrë ushtarakisht ndaj forcave serbe në 1999, Haradinaj ka deklaruar se është e çuditshme që Bashkësia Ndërkombëtare i ka mbyllur sytë përballë këtyre masakrave që kanë ndodhur në Kosovë

Kreu i ekzekutivit po ashtu ka thënë se mënyra më e mirë për ta vendosur të drejtën tonë është të mos harrojmë nga kemi ardhur.

“Është e çuditshme që Bashkësia Ndërkombëtare i ka mbyllur sytë përballë këtyre masakrave që kanë ndodhur në Kosovë. Çdo ditë marr letra nga familjarët që kërkojnë drejtësi. Mënyra më e mirë për ta vendosur të drejtën tonë është të mos harrojmë nga kemi ardhur. Plagët që kemi kaluar. Dhe për këtë duhet të punojmë që ta forcojmë atdheun”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri  po ashtu ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për të gjithë të rënët dhe të pagjeturit.

“Jemi borxh ndaj të gjithë familjeve të martirëve, të pagjeturve, dhe për të drejtën tonë si komb. Nuk do të ndalemi të kërkojmë drejtësi. Kemi rënë dakord që si institucione ta avancojmë statusin ligjor të familjeve të të pagjeturve. Është njëri ndër veprimet e para që do të ndodhë, që edhe kjo kategori ta ketë jetën e përgjegjshme”, ka theksuar Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë