Loading…

Haradinaj-Stublla, letër ambasadorëve të Kuintit pas kërcënimit të Dacicit

  • 03/10/2020 | 19:42

Haradinaj-Stublla, letër ambasadorëve të Kuintit pas kërcënimit të Dacicit

Ministrja e Jashtme e Kosovës u ka shkruar letër ambasadorëve të vendeve të QUINT’it në lidhje me veprimet e fundit të shtetit serb karshi gjetjes së trupave të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj Stublla këto veprime të Serbisë i ka quajtur të turpshme.

Bëhet fjalë për deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ku kërcënoi serbët të cilët tregojnë varret e viktimave shqiptare të varrosura në Serbi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Haradinaj në këtë letër po ashtu ia ka rikujtuar QUINT-it se Kosova pret drejtësi për 13 mijë viktimat e vrara në luftë, përfshirë këtu gra, pleq e fëmijë.

“Kjo është letra ime për ambasadorët e QUINT-it për veprimet e fundit të turpshme të qeverisë serbe karshi viktimave Kosovare-Shqiptare të luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar ajo në Twitter../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë