Loading…

Haradinaj sot del para prokurorit francez

  • 05/01/2017 | 10:46

Haradinaj sot del para prokurorit francez

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Basel-Mulhouse-Freiburg në Francë, në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, për krime lufte të pretenduara se janë kryer gjatë luftës së viteve 1998-1999.


Mediat franceze rapotojnë duke u thirrur në burime gjyqësore, se ish kryeministri kosovar po mbahet i ndaluar dhe do të paraqitet të enjten para Prokurorit të Përgjithshëm në gjykatën e qytetit Colmar, transmeton gazetametro.net.

Aty do të shqyrtohet edhe kërkesa e Serbisë për ekstradim të Haradinajt.

Urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Haradinajt është lëshuar në vitin 2004 nga ana e Serbisë. Haradianj është gjykuar dy herë për krime lufte, dhe është liruar si i pafajshëm nga gjykata e OKB’së në Hagë.

Mediat franceze raportojnë se dhoma hetuese e gjykatës atje, do të duhet të verifikojë nëse aktet për të cilat ekziston urdhër arresti nuk janë gjykuar më parë, dhe në veçanti nëse kërkesa e ekstradimit është bërë për arsye politike. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë