Loading…

Haradinaj: Sharri do të jetë oazë e zhvillimit

  • 01/06/2017 | 22:29

Haradinaj: Sharri do të jetë oazë e zhvillimit

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, mbrëmjen e së enjtes ka takuar banorët e komunës së Sharrit.


“Kjo trevë është një zonë me resurse të mëdha, njerëzore dhe të natyrës, së cilës i ka munguar një vëmendje dhe përkushtim i shtetit, që të marrë hapat e zhvillimit të madh e të shpejtë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

“Mbështetja në sektorin e blegtorisë, por edhe investimet në fushën e turizmit, do t’i bëjnë malet e Sharrit e të Opojës, një oazë të vërtetë zhvillimi në këndin jugor të Kosovës”, ka pohuar ai.

Ai ka shtuar se, natyra e pasur dhe vullneti i madh për punë e zhvillim i njerëzve të asaj ane, janë mundësi reale për një jetë më të mirë e plot atraksion.

Haradinaj është zotuar se  Qeveria në ardhje do të jetë garant i investimeve dhe zhvillimit në këtë trevë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë