Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ende po mbahet në arrest në Francë, ka kujtuar heroin e vendit, Zahir Pajaziti, në ditën që eshtrat e tij do të rivarrosen në Orllan të Podujevës.
Haradinaj ka përkutjuar edhe dy të rënët e tjerë, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, transmeton gazetametro.net
“Sot u rivarrosën eshtrat e një luftetari të madh, aty në vendin e lavdisë, në Memorialin e Zahirit, që do të jetë strehë lavdie edhe për luftetarë të tjerë”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
“E nisa vet idenë e ndërtimit të këtij memoriali dhe shpejt do të jem aty, për ta parë sa hije i ka Zahirit me shokë. Sa të jetë jeta, në nderim të të rënëve për liri, të cilën po na e rrezikojnë prapë”, ka vazhduar ish-kryeministri i Kosovës, transmeton gazetametro.net.
“Zahiri, Edmondi, Hakifi, por edhe mijëra të tjerë heronj e dëshmorë, janë pengu i kësaj lirie që nuk na e marrin dot”, përfundoi Haradinaj. /gazetametro.net.