Loading…

Haradinaj: Qeveria e fokusur në tërheqjen e investimeve të huaja

  • 23/05/2019 | 20:13

Haradinaj: Qeveria e fokusur në tërheqjen e investimeve të huaja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Paul McCarthy, Drejtor Rajonal për Evropë në Institutin Ndërkombëtar Republikan dhe Antonio Garrastazu, Drejtor nga Qendra Global Impact, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, transmeton Gazeta Metro.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast i ka njoftuar për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik, për progresin në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar faktin se Kosova është pjesë e aleancës globale kundër terrorizmit të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova dhe populli i saj janë përjetësisht falënderues për ndihmën dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin dhe tani në forcimin e shtetndërtimit dhe zhvillimin ekonomik”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova është e angazhuar për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon dhe e palëkundur në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është e fokusuar në forcimin e zhvillimit ekonomik, përmes tërheqjes së investimeve nga jashtë, dhe për këtë ka krijuar infrastrukturën ligjore dhe ka themeluar zona të veçanta ekonomike, përfshirë edhe Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane në Komunën e Gjakovës, e cila do t’i mirëpres investimet amerikane./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë