Loading…

Haradinaj pretendon se Delawie i ka kërcënuar deputetët në banjo

  • 17/08/2018 | 18:06

Haradinaj pretendon se Delawie i ka kërcënuar deputetët në banjo

Përfaqësuesi i Organizatës së veteranëve, Nasim Haradinaj, ka përsëritur se nuk është penduar që e quajti ambasadorin amerikan, Delawie, palaço.


Ai e tha këtë në një intervistë për televizionin T7, transmeton gazetametro.net

Haradinaj madje shtoi duke pretenduar se ambasadori amerikan kishte kërcënuar deputetët në banjo.

“Unë nuk i bie pishman qe i kam thënë palaço Delawies. Vetë ambasadori amerikan i ka kërcënuar deputetët ne ditën kur ka filluar iniciativa për shfuqizimi e ligjit për Gjykatën Speciale”, ka thënë ai.

“Delawie ka çuar me qindra mesazhe drejt deputeteve, e gjithashtu edhe në banjo te deputeteve ka hyrë për vetëm një qellim, kërcënim ndaj tyre për mos të votuar kundër. Edhe po të mos ishte Delawie e kishim shfuqizuar”. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë