Loading…

Haradinaj premton miratimin e ligjit për Prishtinën

  • 30/09/2017 | 20:47

Haradinaj premton miratimin e ligjit për Prishtinën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar se ligji për Prishtinën së shpejti do të kalojë në Kuvend, përcjell Gazeta Metro.


Këtë premtim, lideri i AAK’së i ka bërë gjatë një tubimi në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale në Prishtinë, ku subjekti i tij garon me Arbër Vllahiun.

Haradinaj ka kritikuar qeveritë e deritashme të Kosovës për zvarritje të miratimit të këtij ligji, që do t’i jepte më shumë kompetenca qytetit të Prishtinës në shumë fusha.

“Në ditët e para të qeverisjes sime është dorëzuar në Kuvend ligji për Prishtinën. Ka disa vite që ka pritë në sirtarë, ndërsa për pak ditë, kjo punë u krye. Ligji për Prishtinën shumë shpejtë do të miratohet, sepse një ligj i tillë i duhet kryeqytetit,” ka thënë Haradinaj.

“Kiflet edhe shujta janë diçka primare, më larg se kiflet duhet të kujdesemi për sigurinë, ekonominë etj. Me kifle nuk merren votat,” ka thënë Haradinaj.

Kandidati i kësaj partie për të parin e kryeqytetit, Arbër Vllahiu, ka shpalosur programin e tij, ku tha se Prishtina ka nevojë për një qeverisje transparente dhe llogaridhënie. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë