Loading…

Haradinaj: Po ju përcjell nga larg, krenar me popullin tim

  • 21/01/2017 | 16:23

Haradinaj: Po ju përcjell nga larg, krenar me popullin tim

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj që po mbahet në Francë shkaku i një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia për të, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në protestën e sotme që u mbajt për të në Prishtinë.


Në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se në rrethana të jashtëzakonshme ka përcjell protestën nga Franca.

“Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh! Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim”, ka shkruar Haradinaj.

untitled

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë