Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar edhe një herë nga Franca, ku edhe po mbahet në arrest që nga fillimi i këtij viti. Kësaj here për të përkujtuar të rënët e Rugovës së Hasit në 18 vjetorin e tyre.
Ai këtë e ka bërë duke publikuar një fotografi nga përvjetori i kaluar, siç ka thënë ai, për të qenë aty, ku ata e meritojnë çdo vit.
Siç ka shkruar Haradinaj, pavarësisht largësisë fizike të tij, ai i falet lavdisë dhe sakrificës së tyre.
“Veç në Kosovë ndodh që një vend i vogël si Rogova e Hasit, të na kujtojë se sa të mëdha janë plagët e këtij populli”, ka shkruar Haradinaj, transmeton gazetametro.net.
“Sot, në këtë 18 vjetor, i kujtojmë gjithë ata burra trima, që ranë për vendin dhe lirinë e përbashkët. I falem lavdisë dhe sakrificës së tyre, pavarësisht largësisë sime nga Rogova ku prehen”, ka shtuar ai. /gazetametro.net.