Loading…

Haradinaj: Përkrahje të parezervë për familjen Bytyqi

  • 27/02/2019 | 10:23

Haradinaj: Përkrahje të parezervë për familjen Bytyqi

Pas takimit të realizuar dje me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Ilir Bytyqi, vëllau i tre heronjëve Bytyqi, sot është pritur në zyrën e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj në një postim në Facebook ka postuar një fotografi  bashkë me vëllaun e familjes Bytyqi ku edhe i ka dhuruar medaljen Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Haradinaj ka thënë se Ylli dhe Agroni e kanë braktisur jetën në SHBA për tu bërë pjesë e Batalionit ‘Atlantiku’, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut

Tutje Haradinaj ka thënë se Familja Bytyqi e ka përkrahjen e parezervë të Qeverisë dhe të gjithë shtetit të Kosovës, për ta quar drejtësinë në vend dhe që vrasësit ta marrin denimin e merituar.

Ndërkaq, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë vënë kusht kryesor Serbisë që gjatë këtijë viti ti dorëzojnë vrasësit dhe pjesëtarët kryesor që morën pjesë në vrasjen e familjes Bytyqi, para se të ndërmarrin sanksione të reja ndaj Serbisë

Ky është postimi i plotë i Haradinaj:

Në thelb të sakrificës së vëllezërve Bytyqi, të vrarë nga forcat serbe, qëndron dimensioni i vërtetë i luftës për Kosovën. Heronjtë e Kosovës, Ylli, Mehmeti dhe Agroni braktisën jetën e ndërtuar në ShBA, duke u bërë pjësë e Batalionit “Atlantiku”, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. Familja Bytyqi e ka përkrahjen e parezervë të Qeverisë dhe shtetit të Kosovës në betejën e dytë për ta çuar drejtësinë në vend për krimin e dëshmuar dhe vrasësit ta marrin dënimin e merituar. Ilirit, duke i shprehur konsideratat më të larta për kontributin e çmuar të vëllezërve të tij për liri, i dhurova Medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ka shkruar Haradinaj në Facebook./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë