Loading…

Haradinaj përkrah idenë e Thaçit për ushtrinë

  • 12/03/2017 | 16:46

Haradinaj përkrah idenë e Thaçit për ushtrinë

Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj, i cili akoma po mbahet në Francë, është shprehur se përkrah nismën e presidentit Thaçi për shndërrimin e FSK’së në ushtri.


“Çdo hap drejt këtij procesi, është i mirëseardhur”, ka thënë Haradinaj.

Por, Haradinaj ka shtuar se ushtria ka mundur të krijohet edhe dy herë kohë më parë, madje me ndryshime kushtetuese, por sipas tij, ka munguar uniteti për ta bërë këtë gjë.

“Nëse kthehem prapa një herë është humbur mundësia për shkak të vendeve të rezervuara. Atëhere disa forca politike s’kanë pasur vullnet me përkrah një madnat të vendeve të rezervuara për pakica, pasi ka qenë e mundur ofrimi I këtyre vendeve me votë, pra me ndryshimin e nenit për ushtrinë”, ka thënë Haradinaj.

ramush2-1

Sipas tij, një shancë tjetër për krijimin e ushtrisë ka ardhur në kohën e votimit të Gjykatës Speciale, të cilën ai e ka quajtur si të dhimbshme për Kosovën.

“Hera e dytë që është humb mundësia është me krijimin e Gjykatës Speciale. Është dashur që të merret si kompensim për Kosovën formimi i ushtrisë”, ka shtuar ai në një intervistë për Gazetën Blic.

Ndërkohë, tani projektligji i propozuar nga presidenti Thaçi, e që shndërron FSK’në në ushtri, është dërguar në Qeveri për mendim, dhe i njëjti pritet të procedohet në Kuvend.

Ndryshe, Haradinaj po mbahet në Francë që nga 4 janari, ku ishte ndaluar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia. Për Haradinajn, vendimi pritet të merret më 6 prill./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë