Loading…

Haradinaj: Për BE’në Kosova është ende çështje e hapur

  • 31/01/2018 | 23:06

Haradinaj: Për BE’në Kosova është ende çështje e hapur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë me gazetarin e famshëm Tim Sebastian, ka thënë se pavarësisht problemeve me Demarkacionin, Kosova mban ende lidhje të forta me Malin e Zi.


“Ne jemi në komunikim të mirë me Malin e Zi . Për fat të keq, demarkacioni lidhet me liberalizim të vizave”.

Haradinaj ka hedhur akuza edhe ndaj shteteve europiane.

“Ne po presim që edhe pesë vendet e mbetura të BE-së ta njohin Kosovën. Sfidat tona po grumbullohen, ndërsa flamuri i Kosovës nuk është në Bruksel. Ky është një realitet”.

“Marrëdhëniet me BE-në datojnë qysh herët. Ata nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur Kosovës. Të gjitha shtetet e BE-së duhet të veprojnë njëzëri për Kosovën”.

“Lufta në Kosovë ka përfunduar në vitin 1999, ndërsa ne ende jemi lënë si çështje e hapur edhe nga BE edhe nga europianët”, u shpreh Haradinaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë