Loading…

Haradinaj: Nuk pranoj gjithkush me më shit mend, nuk mbrohet Kosova duke i ndalë pensionin veteranëve

  • 18/11/2018 | 17:35

Haradinaj: Nuk pranoj gjithkush me më shit mend, nuk mbrohet Kosova duke i ndalë pensionin veteranëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinak, është kthyer edhe njëherë t’i komentojë listën e veteranëve të UÇK’së, duke thënë se ai nuk e di numrin e saktë të veteranëve dhe se ato i ka gjetur aty ku ka ardhur si kryetar i Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se në rajonin e Dukagjinit ka pasur më së shumti luftëtarë, por se nuk ka arritur që të identifikojë se sa luftëtarë ka pasur ajo zonë e UÇK’së,njofton gazetametro.net.

“Nuk e di, nuk e kam pasur kurrë numrin e saktë. Kam qenë jo pjesë, por e kam udhëhequr luftën në një zonë të caktuar. Numrin e saktë asnjëherë nuk e kam identifikuar, veç ka pasur shumë në Dukagjin, edhe mendoj që ka pas më së shumti në Kosovë. Nuk i di numrat për besë, se nuk i kam mat, kurrë nuk kam mbërri t’i regjistroj sa i kam. E di që ka pas shumë, diku me mija, po flas… Edhe i respektoj të gjithë që kanë qenë në luftë, që të gjithë. Nuk e di a është i fryrë, sepse ne, shiko, del ti ose ne edhe themi e fryrë (lista), qysh? Po ti e ke ndërtuar një mekanizëm. Ai mekanizëm të ka sjellë një listë. Ajo listë është ardhur në bazë të ligjit, derisa nuk është një e gjetur tjetër, nuk e di a është e fryrë a e shfryrë”, tha Haradinaj për KosovaPress.

Haradinaj ka deklararuar se nuk e di se a janë fryer listat e veteranëve, duke i bërë thirrje një komisioni apo Gjykata që ta thotë të vërtetën në lidhje me këtë.

Po ashtu Haradinaj ka thënë se nuk e lejon asnjë që të i shes mend ne lidhje me listat e veteranëve se a ka pasur abuzime apo nuk ka pasur, thotë se nuk mbrohet Kosova duke i ndalur pensionin disa veteranëve që i marrin nga 200 euro në muaj, pasi ata dhanë gjithçka për çlirimin e Kosovës, madje i kanë parë edhe njerëzit e familjes së vet duke i vdekur.

“I kam gjet në tavolinë, ka ardhur një prokuror, ka thënë a po i hetojmë, i kam thënë merri, hetoni. Nëse gjyqi, gjykata e vendit thotë diçka tjetër, unë do ta respektoj, se nuk kam kah të shkoj, por nuk pranoj me ardhur gjithkush me më shit mend, e fryrë e shfryrë, ajo kjo, se doni me mbrojt Kosovën. Prej kujt po do me mbrojt? Prej disave që i marrin 200 euro e që kanë qenë para vdekjes në luftë, nuk jam i asaj kategorie, nuk i shes fals vendit tim, e mbroj Kosovën aty ku duhet, jo me i fyer njerëzit që kanë luftuar për liri. Kush nuk ka mbet në këtë Kosovë pa kallëzuar sa fort po e do Kosovën e sa shumë po e mbron Kosovën, prej atyre që e kanë parë vdekjen me sy, iu kanë vdekur njerëzit e familjes, e kanë pa tmerrin me sy, në fund kanë me i marr 200 euro, e po thonë që është fryrë numri. Pse bre, në qoftë se është fryrë, le ta gjejnë kush është, komisioni le ta gjejë gjykata. Pse secili po çohet, a është fryrë, a nuk është fryrë, nuk është ashtu”, deklaron Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë