Loading…

Haradinaj nuk e ndal dorën: Ia ndan Rexhep Hotit 70 mijë euro

  • 17/12/2019 | 19:16

Haradinaj nuk e ndal dorën: Ia ndan Rexhep Hotit 70 mijë euro

Qeveria në detyrë e Kosovës, në krye me kryeministrin e saj Ramush Haradinaj, nuk po ndalet me ndarjen e fondeve, ani pse një gjë e tillë nga organizatat joqeveritare po cilësohet si shkelje dhe po thuhet që të anulohen nga qeveria e re, shkruan Gazeta Metro.


Sot Haradinaj ka ndarë 70 mijë euro për Zyrën e Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, mjete këto që u ndanë nga Fondi Rezervë.

Sipas njoftimit nga qeveria për mbledhjen e 115-të, kjo shumë është ndarë “për nevojat dhe aktivitetet e Koordinatorit Nacional për Rini dhe Kulturë”.

Arsyetim për ndarjen e këtyre fondeve nuk ka pasur, por propozimi në mbledhjen e sotme të Qeverisë u bë nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj që kërkoi nga kabineti aprovimi i kërkesës së kësaj zyre për ndarjen e 70 mijë eurove./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë