Loading…

Haradinaj nuk dëshiron pritje shtetërore

  • 19/02/2017 | 19:12

Haradinaj nuk dëshiron pritje shtetërore

Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar çdo mundësi që vendimi i Francës të mos jetë i favorshëm për të. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë po ashtu se këtë herë nuk ka nevojë për pritje shtetërore, sepse mjafton ta presin familja dhe qytetarët.


 

“Skenari më i keq në rastin tim ka ndodhur. Dëmi është shkaktuar, sepse jam ndaluar pa asnjë arsye e në bazë të fletarresteve pa asnjë fuqi juridike të Serbisë. Më shumë se kaq nuk mund të ndodhë”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë në Top Channel.

“Unë do t’i kthehem Kosovës shpejt, sepse jam në të drejtën time. Unë kam zbatuar ligjet edhe të vendit tim e edhe ato ndërkombëtare, e skam borxh ndaj Serbisë. Udhëheqësit e shtetit të Kosovës, për fat të keq, nuk e kanë forcuar Kosovën, por më shumë e kanë harxhuar atë”, është shprehur ish-kryeministri i Kosovës.

“Kur të kthehem nuk dua pritje shtetërore. Kjo është e panevojshme. Mjafton të më presin Anita me fëmije dhe qytetarët e vendit tim”, ka thënë Haradinaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë