Kreu i AAK-së e ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Kosovë.
Ai sapo ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ku e kanë pritur familjar e miq të tij.
Haradinaj në një fjalë rasti, në aeroportin e Prishtinës, u shpreh se një armiku siç është Serbia duhet t’ia tregojmë çdoherë vendin.
‘Duhet të jemi të vendostë qe një armiku si Serbia duhet me ia tregu vendin’, u shpreh ai. Ai gjithashtu tha se roli i Prishtinës zyrtare ka munguar, pasi institucionet nuk e kanë kapacitet.