Loading…

Haradinaj nga Franca mund të ekstradohet në Gjykatën Speciale

  • 23/01/2017 | 11:37

Haradinaj nga Franca mund të ekstradohet në Gjykatën Speciale

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u arrestua në Francë me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, do të mund të ekstradohet në Gjykatën e Speciale për krime kundër UÇK-së.


Kështu tha Prokurori serb për Krime të Luftës,  Milan Petroviq, shkruan Tanjug.

Petroviq për Radion Detuche Welle ka thënë se një mundësi e tillë ekziston dhe se ajo është përmendur gjithnjë në publik.

Ramush Haradinaj u arrestua me 4 janar në Francë të këtij viti me fletë arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Lidhur me këtë rast Kuvendi i Kosovës, nuk ka arritur të miratoj një rezolutë për kthimin e Haradinajt në Kosovë. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë