Loading…

Haradinaj: Nëse Thaçi i ka seriozisht deklaratat, kemi probleme serioze në Kosovë

  • 28/08/2018 | 16:48

Haradinaj: Nëse Thaçi i ka seriozisht deklaratat, kemi probleme serioze në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur edhe njëherë kundër ndryshimit të kufijve dhe prekjes së territoreve, ndërsa shton se Presidenti nuk ka mandat që të diskutojë për kufijtë e Kosovës.


“Jam kategorisht kundër kësaj ideje dhe askush se ka mandatin që të negocioj për territorin e Kosovës apo ndryshim të kufijve”, ka thënë Haradinaj, përcjell Gazetametro.net.

Kryeministri shpreson që edhe deklarimet e Thaçit janë në kuadër të përgjigjes se retorikës së Serbisë, në të kundërtën ai ka thënë se Kosova i ka punët keq.

“Unë besoj që Presidenti po i bën këto deklarata në kuadër të retorikës. Serbia po e kërkon veriun e Kosovës dhe Presidenti po kërkon diç. Mund ta kërkojë Nishin, Luginën e Preshevës. Kjo e Thaçit ashtë kundër-retorikë, nëse është ndryshe atëherë kemi probleme serioze në Kosovë”, tha Haradinaj.

Sipas kryeministrit tash e 20 vite është punuar që të ketë siguri e stabilitet dhe një gabim i tillë, mund ta rrezikojë stabilitetin.

‘Çdokush duhet ta kuptojë se është duke u rreziku stabiliteti i vendit’, u shpreh kryeministri./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë