Loading…

Haradinaj: Nëse s’hiqen vizat, Thaçi të analizojë se a duhet të shkojë në takimet në Bruksel

  • 08/11/2018 | 12:55

Haradinaj: Nëse s’hiqen vizat, Thaçi të analizojë se a duhet të shkojë në takimet në Bruksel

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi duhet të shqyrtojë nëse duhet të shkojë në takimet e thirrura në Bruksel për bisedime me Serbinë, në rast se nuk liberalizohen vizat për Kosovën.


“Do të ishte shumë keq që nëse njërës palë në dialog, në këtë rast Kosovës dhe zotit Thaçi t’i thuhet hajde në dialog por qytetarët e tu nuk do të marrin liberalizimin. Thaçi është mirë të analizojë vet se çfarë të bëjë, duhet të analizojë se a duhet të shkojë në këto takime”, ka thënë Haradinaj në konferencë.

Ai ka thënë se agjenda e bisedimeve nuk mund të bëhet me disponimin e palës tjetër – Serbisë.

“Nëse veprohet kështu, atëherë duhet të jepen qartësi se çka është dialogu”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë