Loading…

Haradinaj në pritje të Thaçit që ta propozojë emrin e ri të drejtorit të AKI’së

  • 11/04/2018 | 18:00

Haradinaj në pritje të Thaçit që ta propozojë emrin e ri të drejtorit të AKI’së

Pa udhëheqje ka mbetur Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, pas dorëheqjes së drejtorit Driton Gashi.


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, ende nuk kanë zgjedhur asnjë emër ta emëruar në postin e drejtorit të AKI-së.

Haradinaj tha se është duke pritur propozimin nga presidenti Hashim Thaçi, meqë sipas ligjit propozimin duhet ta bëjë kreu i shtetit.

 

“Njëkohësisht për AKI-në, procedura është që propozimi vjen nga presidenti, por emërimi bëhet dypalësh. Jam në pritje të propozimeve nga presidenti, jemi në diskutime që kjo të ndodh, po interesohemi që të kemi një vazhdimësi në AKI dhe funksionet e veta që ka AKI”, u shpreh Haradinaj.

Dorëheqja e shefit të AKI-së, Driton Gashi, erdhi pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, duke mos informuar krerët e shtetit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë