Loading…

Haradinaj në paraburgim së paku 18 ditë

  • 06/01/2017 | 16:17

Haradinaj në paraburgim së paku 18 ditë

Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim në Francë edhe së paku 18 ditë, dhe ndalimi i tij i mëtutjeshëm do të varet nga vendimi i gjykatës franceze, e cila do të veprojë në përputhje me normat penale të Francës dhe dispozitat e Konventës evropiane për ekstradim.


Procesi i vendimit të lutjes për ekstradim të Haradinajt do të zbatohet sipas rregullave të Konventës evropiane mbi ekstradimin, iu vërtetua sot Tanjugut dhe rretheve gjyqësore serbe, transmeton gazetametro.net.

Gjykata e Apelit e Francës ka vendosur që Haradinaj të mbetet në paraburgim derisa Serbia të dërgojë kërkesë zyrtare për ekstradim, derisa Ministria e drejtësisë së Serbisë ka paralajmëruar se këtë do ta bëjë në afat sa më të shkurtër.

Pasiqë, në lutje për ekstradim, duhet të bashkangjitet edhe dokumentacioni i përkthyer në gjuhën frenge, në bazë të cilit gjyqësori françez do të vendosë mbi plotësueshmërinë e kushteve për ekstradim, në praktikë kjo kërkon disa ditë, prandaj dërgimi i kërkesës së Serbisë mund të pritet në fillim të javës së ardhshme.

Ministria e drejtësisë tashmë e ka pregaditur dokumentacionin që ka të bëjë me zbatimin e hetimit dhe caktimin e paraburgimit nga Departamenti për krime të luftës të Gjykatës Supreme në Beograd, në bazë të cilit është lëshuar fletë arresti për Haradinajn në vitin 2004.

Sipas dispozitave të Konventës, paraburgimi i përkohëshëm mund të ndërprehet nëse kërkesa dhe dokumentacioni për ekstradim nuk paraqitet në afatin prej 18 ditësh nga paraburosja, por me kërkesë të shtetit i cili kërkon ekstradimin e ndonjë personi, ky afat minimal mund të zgjatet në 40 ditë nga paraburgosja.

Nëse nuk i paraqitet Francës kërkesa për ekstradim dhe dokumentacioni, paraburgimi i Haradinajt, pas këtyre afateve, mund të zgjatet deri në vendimin përfundimtar mbi ekstradim ose të zëvëndësohet me ndonjë masë tjetër për t’u parandaluar arratisja.

Konventa thotë, se lirimi është gjithmonë i mundur, nëse shteti ndërmerrë masa për të pamundësuar arratisjen e personit të kërkuar, por edhe lirimi nuk pengon mundësinë e paraburgimit të sërishëm dhe ekstradimit, nëse kërkesa për këtë paraqitet më vonë.

Konventa evropiane mbi ekstradimin parasheh se nuk do të lejohet ekstradimi për vepra të cilat janë, sipas vlerësimit të palës së lutur, vepra penale politike, ku nuk përfshihen krimet e luftës.

Shkeljet e rregullave të luftës, shkeljet e konventës së Gjenevës dhe Konventës për parandalimin e gjenocidit nuk janë vepra penale politike, theksohet në Konventën evropiane mbi ekstradimin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë