Lideri i AAK’së dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga Serbia.
Mediat franceze sot kanë publikuar një foto të momentit kur Haradinaj po shoqërohej nga policia, transmeton gazetametro.net.
Ai është paraqitur sot para prokurorit francez, ku po shqyrtohet kërkesa për ekstradim të tij në Serbi.
Haradinaj edhe më herët ishte arrestuar në Slloveni në bazë të të njejtit fletë arrest të lëshuar nga Serbia në Interpol në vitin 2004, ku ish kryeministri kosovar akuzohet për krime lufte të pretenduara se janë kryer në vitin 1998-99. /gazetametro.net