Loading…

Haradinaj nderon me medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu profesorin amerikan David Phillips

  • 11/03/2019 | 18:44

Haradinaj nderon me medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu profesorin amerikan David Phillips

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuat profesorin amerikan David Phillips me medaljen e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj është takuar me njohësin e rrethanave në Ballkan, amerikanin David Philips. Ata biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.

Dekorimin e Philips me medalje të Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e ka bërë të ditur Kryeministri përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

‘Takim miqësor me njohësin e rrethanave në Ballkan, profesorin e nderuar amerikan, David Phillips me të cilin këmbyem mendime për zhvillimet e fundit politike në vend, rajon dhe më gjërë. Mikun e Kosovës, David Phillips, për qëndrimet e tij në mbrojtje të së drejtës së Kosovës dhe subjektivitetit të saj ndërkombëtar, e nderova me Medaljen Gjergj Kastrioti- Skënderbeu’, ka shkruar Haradinaj në Facebook./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë