Marie-Helene Calvano, zyrtare e gjykatës së Colmar, qytet në lindje të Francës, vendi ku po mbahet Ramush Haradinaj, ka thënë se gjykata do të vendosë nëse Haradinajn do ta mbajnë në paraburgim gjatë procedurave që do të vendoset për ekstradim, apo lirimin e tij nën mbikëqyrje gjyqësore.
Ajo ka thënë se kjo mbetet të shihet gjatë ditës së sotme, transmeton gazetametro.net.
Githashtu Calvano, ka thënë se në një datë të pacaktur gjykata do të marrë vendimin nëse ish kryeministri kosovar do të ekstradohet ose jo në Serbi. /gazetametro.net