Loading…
Haradinaj: Mogherini gati sa nuk më ka qit prej zyrës kur i kam kërkuar që edhe Amerika të përfshihet në dialog
  • 22/03/2019 | 19:59

Haradinaj: Mogherini gati sa nuk më ka qit prej zyrës kur i kam kërkuar që edhe Amerika të përfshihet në dialog

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se me vendosjen e taksës, kanë krijuar ambient shumë më të sigurt për prodhimet vendore.


Në një takim me qytetarët dhe strukturat e partisë në Rahovec, Haradinaj foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se Evropa duhet të jap diçka, që t’i ndreq të dy palët.

Haradinaj përmendi edhe kufirin me Malin e Zi, ku tha se do ta nxjerr Qakorrin dhe Kullën.

Kryeministri i Kosovës tha se punojnë në të gjitha drejtimet me Amerikën.

Haradinaj tha se kur ka kërkuar që Amerika të futet në dialog, shefja e politikës së jashtme, Federica Mogherini nuk ka dalur në konferencë për shtyp më të.

“Ne e kemi lypur ndihmën e Amerikës. Unë kur kam shkuar në Bruksel, Mogherini gati sa nuk më ka qit prej zyrës kur i kam thënë po du me hy Amerika në dialog – nuk ka dalur me mua në konferencë për shtyp”, tha ai.

Haradinaj tha se tre komponentë e bëjnë marrëveshjen Kosovë-Serbi, e që sipas tij nuk është territori, Trepça apo Ujmani.

“Një është, çka shtin Evropa në këtë marrëveshje, Evropa duhet me dhënë diçka, që me i ndreq të dy palët”, tha ai.

Ai tha se elementi i dytë janë të drejtat e pakicave që jetojnë në të dy anët, ndërsa elementi i tretë janë marrëdhëniet ekonomike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë