Loading…

Haradinaj mesazh Thaçit: Nuk do të të lejoj t’i ndryshosh kufijtë

  • 02/11/2018 | 21:59

Haradinaj mesazh Thaçit: Nuk do të të lejoj t’i ndryshosh kufijtë

Gjatë intervistës së tij në emisionin ‘Debat’ në RTK, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, foli edhe për raportet e tij me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.


Haradinaj ka thënë se raportet tij me presidentin janë korrekte, shkruan gazetametro.net

‘’Raportet e mia me të janë shumë të mira dhe korrekte’’, ka thënë Haradinaj.

Por, ai tha se nuk do të lejojë që territori i Kosovës të vihet në pikëpyetje.

‘’Kemi raporte shumë të mira. Normalisht kemi disa mospajtime në lidhje me tema të caktume, por janë të mira. Po unë nuk do të lejoj që territori i Kosovës të vihet në pikëpyetje’’, ka thënë më tej kryeministri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë