Loading…

Haradinaj merr zyrtarisht drejtimin e Qeverisë

  • 11/09/2017 | 11:51

Haradinaj merr zyrtarisht drejtimin e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka marrë zyrtarisht drejtimin  e Qeverisë së Kosovës.


Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë në një ceremoni solemne nga ish- kryeministri Isa Mustafa te kryeministri i ri i vendit Ramush Haradinaj.

Mustafa me këtë rast i ka dorëzuar një përmbledhje të punës të cilën kabineti i tij i ka përfunduar gjatë kohës sa ishte në këtë detyrë.

Ndryshe, Haradinaj u prit para pak çastesh me nderime shtetërore tek ndërtesa e Qeverisë, për të vazhduar pastaj në zyren e tij ku u bë edhe dorëzimi i postit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë