Loading…

Haradinaj merr mbështetje nga 40 ekonomistë të rinj

  • 07/06/2017 | 13:11

Haradinaj merr mbështetje nga 40 ekonomistë të rinj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka marrë mbështetje nga 40 të rinj të diplomuar dhe doktorë shkence.


Ky grup i të diplomuarve i ka dhënë përkrahje për qeverisjen e ardhshme. Përkrahjen e tyre Haradinaj e ka quajtur si vlerë të rëndësishme për të.

“Sot është një rast i veçantë. Sot kemi disa të rinj. Shumica e tyre janë këtu që kanë shpreh gatishmërinë me përkrah një koncept qeverisës që përfaqësoj dhe përgjegjësitë që synoj me i marr në vend. I falënderoj nga zemra. Iniciativa është e vet këtyre, ne nuk kemi bërë procedura të anëtarësimit. E kanë pranuar me kënaqësinë më të madhe gatishmërinë me përkrah në këtë rast në nominuarin për kryetar Qeverie që jam unë. Nuk e kemi negociuar ose biseduar anëtarësimin. Por është një vullnet i lirë i të gjithëve me i dhënë përkrahje këtij procesi qeverisës”, tha Haradinaj, raporton KP.

Artan Haziri, magjistër i Shkencave Ekonomike, tregoi se arsyeja pse ata kanë zgjedhë për të përkrah Haradinaj për kryeministër janë premtimet që ai po i bënë në fushatën elektorale, ku sipas tij, Haradinaj nuk po premton rritje të pagave pasi kjo nuk ka mundësi të ndodh.

“Grupi jonë përbëhet nga 15 magjistra të shkencave të ndryshme, pjesa tjetër janë të diplomuar, të ardhur nga 12 qytete të Kosovës. Proceset në të cilat po kalon Kosova janë mjaft të vështira. Janë aq të vështira sa që t’iu del ballë këtyre proceseve duhet një lider i cili e ka treguar veten në të gjitha etapat e Kosovës. Ne si grup e kemi parë të arsyeshme jo pse të tjetër nuk janë të mirë, por në mesin e të gjithëve më i miri është kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj. Është i vetmi kandidat për kryeministër, i cili në asnjë tubim para elektoratit, para qytetarëve të Kosovës nuk ka premtuar që do të ketë shumëfishim të buxhetor të Kosovës se e ka ditur se ajo do kohë. Nuk ka premtuar shumëfishim të pagave, pra të qytetarëve sepse edhe ajo prapë kërkon kohë”, tha Haziri.

Haziri po ashtu tha se arsyeja tjetër është se Haradinaj nuk ka premtuar se nëse e merr pushtetin do t’i burgosë kundërshtarët sepse e ka përjetuar vetë atë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë