Loading…

Haradinaj me akuza drejt MI’së: Tenderin e parë ia kanë dhënë biznesmenit me të cilin drekon Hysen Durmishi

  • 27/05/2021 | 11:21

Haradinaj me akuza drejt MI’së: Tenderin e parë ia kanë dhënë biznesmenit me të cilin drekon Hysen Durmishi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK’së), Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka dalë me disa dokumente për të argumentuar se si sipas tij Qeveria Kurti e ka nisur shumë keq, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj u tha kabinetit të ri qeveritar se “Ju jeni vërtetë më të korruptuar sesa krejt të tjerët që kanë qenë përpara”.

Ish-kryeministri tregoi një fotografi ku zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi është parë duke drekuar me një biznesmen, të cilit sipas Haradinajt, i është dhënë tender nga kjo ministri pasi Durmishi e kishte marrë detyrën e re.

“Hysen Durmishi është këtu në një drekë pune me punëdhënësin e tij të mëhershëm para se të bëhet zëvendësministër. Po e respektoj punëdhënësin, s’po ia përmendi emrin. Ky këtu, menjëherë si ka hy në ministri, punën e parë, tenderin e parë e ka marrë kjo kompani”, tha Haradinaj.

Ai tha gjithashtu se në Ministrinë e Punëve të Brendshme është punësuar një njeri që Lëvizja Vetëvendosje dikur e kishte quajtur “babai i tenderëve” dhe “kupolë e krimit”.

“Qeveria Kurti e ka nisur bukur keq me çështjen e korrupsionit…. Ky njeri sot është ministër i rendit. Ky njeri më ka marrë në pyetje si deputet për personin e quajtur Nexhat Krasniqi i cili sipas tyre është babai i tenderëve, kupola e krimit dhe dikush që vërtetë nuk bën të punojë në gjykata. Kështu ka ardhë deri te shkarkimi i tij. E me sa marrë vesh unë, Z. Nexhat Krasniqi me gjasë tash u la, u bë i mirë, është në punë te ministri Liburn Aliu dhe i kryen funksionet e veta. Pra, njeriu për të cilin një Kosovë ka dëgju, temë ka qenë, disa herë jam detyruar të japë sqarime si kryeministër. Në Qeverinë Kurti ai është rehat. Ndoshta ai është bërë i mirë, ose këta kanë ndryshu, nuk e di”, tha Haradinaj. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë