Loading…

Haradinaj mbetet në paraburgim

  • 05/01/2017 | 19:44

Haradinaj mbetet në paraburgim

Ramush Haradinaj do të qëndrojë në paraburgim, deri sa Serbia të kërkojë zyrtarisht ekstradimin e tij, njoftoi sot Gjykata e Apelit në Francë.


Dje policia franceze ka arrestuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, nën akuzat për krime lufte në Kosovë. Ndërsa sot bëjnë të ditur që ai ende mbahet në paraburgim.

Ndërkaq, në dokumentin e Prokurorisë së Përgjithshme të Francës thuhet: “Në përputhje me Konventën Evropiane të ekstradimit nga 1957, z. Ramush Haradinaj iu paraqit Prokurorit të Përgjithshëm të Apelit në Colmar me 5 janar, që ia tregoi atij kërkesën për mbajtje të përkohshme dhe ia tregoi masat e kryegjyqtarit të Apelit që të merren masat në mënyrë që të garantohet përfaqësimi i tij para Drejtësisë franceze me rastin e procedurës se ekstradimit”.

letra-e-prokurorise
“Me vendim e marrë sot përmbarohet udhëzimi i Apelit për ta përcaktuar vlefshmërinë juridike e kërkesës për ekstradim në Serbi”, thuhet tutje aty.

Ndryshe, Haradinaj ishte arrestuar edhe një herë tjetër rreth 1 vit e gjysëm më parë në Slloveni, në bazë të po këtij fletëarresti.

Ndërkohë, Gazeta Metro më herët ka raportuar se në listat që Serbia i ka dërguar Interpolit, janë edhe 167 shqiptarë të tjerë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë