Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa po zbaton vendimin e Gjykatës franceze për lirim me kusht, pasi ishte arrestuar në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, po e shfrytëzon rastin të takohet me simpatizues të tij shqiptarë në shtetin francez.
Edhe mediat serbe kanë raportuar për këtë takim të Haradinajt me shqiptarët që jetojnë në Francë.
Në një video që po qarkullon në rrjetin social Facebook, Haradinaj falënderon bashkëatdhetarët që po e shoqëronin, në një lokal diku në Francë, teksa shprehet i bindur se ky proces do të marrë fund shumë shpejt.
“Besoj se shumë shpejt do të përundojnë ky proces. Përpara se të kthehem në Kosovë dua t’ju shoh edhe një herë”, ka thënë mes të tjerash ai. Ish-kryeministri i Kosovës ishte arrestuar në aeroportin e Baselit dhe po pret vendimin e drejtësisë franceze rreth kërkesës për ekstradim nga Serbia. /gazetametro.