Loading…

Haradinaj lirohet me kusht

  • 12/01/2017 | 12:37

Haradinaj lirohet me kusht

Është liruar nga ndalimi policor, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Indeksonline raporton nga seanca se Gjykata në Colmar të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.

Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze derisa ishte në udhëtim bashkë me familjen.

Haradinaj është ndaluar në Basel me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë