Loading…

Haradinaj: LDK’ja s’ka arsye ta lëshojë sallën ku po diskutohet tema më e ndjeshme

  • 07/03/2019 | 12:15

Haradinaj: LDK’ja s’ka arsye ta lëshojë sallën ku po diskutohet tema më e ndjeshme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja është temë e Qeverisë mirëpo pas një kohe të caktuar kompetencat për dialogun i ka marrë Kuvendi.


“Unë i nënshtrohem vendimeve të parlamentit dhe e kemi kthyer temën te ju. Edhe diskutimet e juaja të sotme me të gjitha vërejtjet nuk mendoj se janë humbje kohe”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri u ka thënë deputetëve të diskutojnë për platformën pasi kjo sipas tij nuk është një “agjendë e fshehtë”.

“Jepni mendimet e juaja për materien, koha është e çmuar për të gjithë, kjo nuk është agjendë e fshehtë për t’a mashtruar Kosovën nuk keni arsye me e leshu sallën kur e kemi temën më të rëndësishme para vetes”, theksoi Haradinaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë