Loading…

Haradinaj: LDK e paqëndrueshme, Vetëvendosje joserioze

  • 09/06/2017 | 20:55

Haradinaj: LDK e paqëndrueshme, Vetëvendosje joserioze

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA ka folur për Demarkacionin, Asociacionin, koalicionin me PDK’në, si dhe dështimin e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.


Duke përmendur se kryetari i komisionit të Demarkacionit, Murat Meha ka një aktakuzë të ngritur ndaj tij, Haradinaj ka thënë se të gjithë kanë interes që të gjeturat e këtij komisioni të mos vlejnë.

“Tani një komisioni që ka ekzistuar, e ka dhënë mendimin e vet, të gjtihë kanë interes mu tërhek nga gjetjet e komisionit të Demarkacionit”, tha Haradnaj në Debat Përnime me Jeta Xharrën, shkruan gazetametro.net

Ai ka komentuar tutje edhe rolin e komisionit ndërkombëtar që këto të gjetura i vlerësoi si të rregullta, si dhe pranimin e Ameriikës karshi marrëveshjes së Demarkacionit.

“Ne e kemi mirëprit qëndrimin e Amerikës me e përkrah avancimin e Kosovës. Ata nuk insistojnë ku duhet të jetë vija, por se duhet të përmbyllet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi”,  tha ai.

Haradinaj e arsyeton koalicionin me PDK, duke thënë se kjo është qeveria “Haradinaj” e jo qeveria PDK.

“Më ka ardhë një ofertë e mirë. S’kam mujtë me thanë jo për me hy në një qeveri Haradinaj, nuk po ndihmoj një qeveri PDK por po punoj për një qeveri të përbashkët. Është një nderë që më ka bërë PDK-ja. LDK-ja u tregu e paqëndrueshme ndërsa VV joserioze”, tha i pari i AAK’së.

Ai thotë se në bashkëpunimin opozitar e dorëzoi postin e kryeministrit, por Vetëvendosje u tregua jo serioze.

“Kam qenë një herë, kam dhanë dorëheqje, ju kam ofruar por Vetëvendosje nuk ka qenë serioz, po ata nuk kanë mundur me dhanë ndryshimin.

I pyetur si do t’ia bëj që ta çkapë shtetin, tha se do të marrë përgjegjësi konform ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë