Loading…

Haradinaj: Kushdo që flet për lëvizje të kufijve i bën argat vetëm Vladimir Putinit

  • 03/08/2018 | 21:21

Haradinaj: Kushdo që flet për lëvizje të kufijve i bën argat vetëm Vladimir Putinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vetëm presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, i shkon për shtati lëvizja e kufijve në Ballkan, dhe kjo sipas tij nuk do të ndodhë, sepse çdo lëvizje e kufijve do të thotë luftë e re.


Haradinaj duke folur në një intervistë në RTK ka thënë se nuk do të ketë lëvizje të kufijve asnjë metër, dhe kjo çfarë po thotë presidenti Thaçi për shkëmbim të territoreve, është vetëm taktikë politike për të iu përgjigjur Vucicit kur ai po thotë se Veriu do të duhet të jepet Serbisë.

Haradinaj ka thënë se lëvizja e kufijve i konvenon vetëm Rusisë, gjegjësisht Vladimir Putinit, i cili sipas tij kërkon precedan për lëvizje të kufijve në Bosnje, por edhe në territore të caktura përreth Rusisë.

“Nuk ka asnjëri që dëshiron lëvizjen kufijve, vetëm njërit i shkon, ai është Vladimir Putin. Ai ka dëshirë m’i lëvizë në Bosnje, që të përfitojë precedent. Është gabim që ne t’i ndihmojmë Putinit për ndarje dhe lëvizje”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij me Serbinë nuk luan kufiri asnjë metër. “Nuk guxon askush të luaj kufij, të tentojë të bëj korrigjim të kufirit, të shkëmbejë territore”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se bëhet fjalë për një retorikë publike për kufij. “Kontrata jonë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nuk guxojmë të krijojmë Kushtetutë të re”, ka theksuar ai.

Sipas tij çdo lëvizje e re shkakton luftë të re në Ballkan. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë