Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj, ka thënë se Ivica Dacic ka hapur luftë personale me të duke harruar krimet që ai ka bërë me shokët e tij.
”Ivica Daçiq, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social facebook.
Haradinaj shkruan se ai ka qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si a Dacic e shefi i tij, dhe pavarësisht se ka bërë luftëmbrojtëse, ai është përgjigjur drejtësisë kombëtare, e nuk është fshehur si Dacic e të tjerët.
”Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtjëse e në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, e nuk jam fshehur si ai qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me Daçiqin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!
Daçiqi duhet të flasë për krimet e tij e të shokëve të tij, e të mos kujtoj që i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje!”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Haradinaj tha se asnjëherë nuk është shqetësuar për kriminelët e tipit të Dacicit, pasi ai duhet të shetësohet për krimet e veta.
”Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot!
Ai duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti!”
”Hala nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiqit dhe jo vetëm!”, përfundon Haradinaj.
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, nuk po ndalet me deklaratat kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt./gazetametro.net