Loading…

Haradinaj: Kur të forcohet Shqipëria e Kosova, shqiptarët kanë me jetu si zotni

  • 23/08/2018 | 20:57

Haradinaj: Kur të forcohet Shqipëria e Kosova, shqiptarët kanë me jetu si zotni

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur sot edhe për zgjidhjen e qështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.


I pytur se si duhet të trajtohen shqiptarët në Luginën e Preshevës, Haradinaj tha se ata do të jetojnë si ‘zotni’ kur të forcohet Shqipëria dhe Kosova, transmeton gazetametro.net.

“Çka me ba me shqiptarët e Preshevës, le të forcohet Shqipëria le të forcohet Kosova, shqiptarët kudo që janë kanë me jetu si zotni”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka komentuar deklaratat e Thaçit për korigjimin e kufijve mes dy vendeve, ai tha se Thaçi nuk ka mandat nga ai për lëvizjen e kufijve të Kosovës dhe territorit të saj.

“Nuk e përkrahim presidentin me i lëvizë kufijtë e Kosovës sotme në dëm të territorit, nuk e ka këtë mandat nga unë si kryeministër, e as prej Aleancës” ka thënë Haradinaj.

“Çka po kujtojmë se kejt budall jem në këtë vend a, tash po ta fal dikush Preshevën a, këto janë pallavra”, tha Haradinaj, transmeton gazetametro.net

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk duhet të ndryshojë qëndrimin e saj vetëm e vetëm që ta njohë Serbia pavarësinë e saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë