Loading…

Haradinaj kritikohet për bashkëpunim me personin që dyshohet se e kontrollon Veriun

  • 18/01/2018 | 22:14

Haradinaj kritikohet për bashkëpunim me personin që dyshohet se e kontrollon Veriun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur si bashkëpunëtor të tijin, Milan Radojiçiqin që, sipas politikanëve serbë e shqiptarë, njihet si lider i strukturave kriminale në veri të Kosovës.


 Në emisionin “Jeta në Kosovë”, u diskutua vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq dhe strukturat kriminale në veri të Mitrovicës që besohet se kanë gisht në këtë vrasje.Menjëherë pas vrasjes së Ivanoviqit të martën, ish-deputetja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq e quajti Radojiçiqin ‘ shef i mafisë në territorin e Kosovës’.

Po ashtu, një ish- hetues në Policinë e Kosovës, Murat Mehmeti si dhe politikani kosovar, Lutfi Haziri thanë se Radojiçiq paraqet kreun e një strukture kriminale në serbi që po pengon edhe shtrirjen e kontrollit të shtetit të Kosovës në atë pjesë.

Në anën tjetër, Kryeministri Haradinaj në një intervistë të dhënë në 100 ditëshin e punës së tij për emisionin ‘Slobodno Srpski’ në RTK 2, deklaroi  se ai punon me Radojiçiqin nga veriu.

“Unë punoj shumë mirë me kolegët serbë, për shembull me zëvendëskryeministrin Dalibor Jevtiq, me ministrat Nenad Rikalo, Teodosijeviqin, punoj me kryetarin Goran Rakiq, punoj edhe me Sllavko Simiqin, punoj edhe me njerëzit nga veriu- Millan Radojçiqin për shembull, besoj që edhe ai e ka rolin e tij dhe të gjithë… “, kishte thënë Haradinaj.

Mehmeti që ishte i ftuar në emisionin e moderuar nga Jeta Xharra konsideron se deklarata e Kryeministrit për bashkëpunimin me personin e lartpërmendur është tragjike.

“Është tragjike, mesazhi që e jep te na, me ardhë në pozitë me lut Milan Radojiçiqin me bë paqe ose marrëveshje, është shumë tragjike”, tha Mehmeti.

“Jeta në Kosovë” ka arritur që të kontaktojë vetë Radojiçiqin i cili ka thënë se spekulimet për lidhjen e tij me vdekjen e Ivanoviqit janë të pabaza dhe ka kërkuar që të mos bezdiset me pyetje të mëtejme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë