Loading…

Haradinaj: Kosova do ta kujtojë gjithmonë njeriun që i dha përkrahje kuazës së vendit për liri dhe pavarësi

  • 18/08/2018 | 12:40

Haradinaj: Kosova do ta kujtojë gjithmonë njeriun që i dha përkrahje kuazës së vendit për liri dhe pavarësi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB’së, Kofi Annan. Ai ka thënë se Kosova duhet ta mbajë mend gjithmonë njeriun që i dha përkrahjen e duhur kuazës së vendit për liri dhe pavarësi, transmeton Gazetametro.net.


‘Sot bota ka humbur një nga diplomatët më tē njohur që për vite me radhë i kontriboi paqes dhe zgjidhjes së konflikteve në botë, Kofi Annan.

Fituesi i çmimit Nobel, pati rol të madh në kauzën tonë për liri, duke mbështetur bombardimet e NATO-s dhe më pas shtetndërtimin e Kosovës.

Kosovarët do ta kujtojnë përherë, njeriun që kauzës sonë për liri dhe pavarësi i dha mbështetjen e duhur,’ tha Haradinaj.

Ndryshe, Kofi Annan vdiq në moshën 80-vjeçare, dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë OKB. Mësohet se Annan mbylli sytë në Zivcër pas një sëmundjeje të shkurtër./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë