Loading…

Haradinaj konfirmon ftesën, nuk ka vizë për Amerikë

  • 29/12/2016 | 21:20

Haradinaj konfirmon ftesën, nuk ka vizë për Amerikë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të jetë në inaugurimin e presidentit Trump dhe në ngjarjet e tjerë përcjellëse, por nuk ka vizë për hyrje në SHBA

Këtë për Rubikon të KTV-së e konfirmoi vetë kreu i AAK-së, Haradinaj.

Ai tha se një grup punues, konkretisht “Right Voters” të cilët bëjnë organizimin e inaugurimit të presidentit Trump, e kanë ftuar Haradinajn.

“Asnjë cent nuk është i paraparë në këtë marrëdhënie. Edhe për mua është e çuditshme ftesa. Do ta paguaj vetëm biletën dhe hotelin. Ftesa është personale, nuk duhet me u mërzit askush në Kosovë se pse po e thirrin Ramushin”, ka thënë ai.

Unë jam i ftuar në SHBA, por nuk kam vizë. Ftesa është personale por do të respektoj procedurat e vizës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë