Loading…

Haradinaj, kandidati me gjuhën më ofenduese: LDK e PDK janë qyqana, Albin Kurti është komunist

  • 28/09/2019 | 19:52

Haradinaj, kandidati me gjuhën më ofenduese: LDK e PDK janë qyqana, Albin Kurti është komunist

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, po konsiderohet si garuesi me gjuhën më të vrazhdë në këto zgjedhje. Madje, sot ai LDK’së e PDK’së iu drejtua duke iu thënë ‘qyqana’, ndërsa Kurtin e VV’së e quajti edhe një herë komunist, shkruan Gazeta Metro.


Fushatën në Ferizaj sot e filloi me lëvdata për veten, duke treguar se për 18 muaj sa ishte në Qeveri ka realizuar shumë premtime e ka investuar shumë.

Por Ish-Kryeministri po e përdorë një gjuhë shumë të vrazhdë, e madje edhe ofenduese ndaj kundërkandidatëve. Deklaratat e tij nuk krahasohen as me kritika.

“Unë s’kam logjikë komuniste si Albin Kurti. Ne kemi qenë kundër Titos e Serbisë e të gjithëve. Kur e kam pa se në çfarë gjendje e ka pru sistemi komunist Shqipërinë, atëherë kam vendosur që të bëhem i djathtë. Logjika ekonomike e Albin Kurtit është komuniste. Ideja që me dalë kundër sipërmarrësve është sikur t’i themi hajde të bëhemi të varfër të gjithë”, tha ai.

Haradinaj pati akuza edhe për LDK’në dhe PDK’në, për paraardhësit e tij në qeverisje tha se kanë qenë ‘qyaqana’ dhe se ai ka përfunduar punët e tyre të lëna në gjysmë.

Sidoqoftë, duhet të theksojmë se vendimet e Qeverisë që Haradinaj e drejtoi për 1 vit e 6 muaj, si ai për taksën 100 përqind, ia bllokuan Kosovës dialogun me Serbinë, si dhe e lanë vendin pa përmbushur disa prej proceseve thelbësore për vendin, siç ka qenë liberalizimi i vizave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë