Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj nuk duket të jetë i shqetësuar nëse kthimi i Listës Serbe është një kompromis me formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Sipas tij çdo tentim i Listës Serbe për të bërë kompromise për Asociacionin do të jetë i pa suksesshëm.
Ndryshe, Haradinaj nuk beson të jenë bërë kompromise të tilla e që janë në dëm të Kosovës.
“Nuk ka rrezik hiç sepse s’kanë me mujt sen me bë. Edhe po të provojnë nuk do t’i lejojë shoqëria kosovare”, u shpreh Haradinaj për KosovaPost.