Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar në lidhje me kohën e libëralizimit të vizave për Kosovën
Në intervistën në emisionin ‘Debat’ në RTK, Haradinaj u pyet nëse liberalizimi do të ndodh brenda këtij viti, shkruan gazetametro.net
Haradinaj tha se Kosova ka plotësuar kriteret për heqje të vizave, ashtu siç thotë edhe raporti i Komisionit Evropian.
Tutje, Haradinaj ka thënë se po punojnë që heqja e vizave të ndodh brenda këtij viti dhe se beson shumë që liberalizimi do të ndodh në fund të vitit.
‘’I kemi plotësu të gjitha kërkesat, raporti i Komisionit Evropian ka thënë se i kemi plotësuar ato. Besoj shumë se në fund të vitit do të kemi një vendim pozitiv’’, ka thënë Haradinaj. /gazetametro.net