Loading…

Haradinaj: Jemi bërë bashkë për të marrë vendime të guximshme

  • 29/05/2017 | 00:00

Haradinaj: Jemi bërë bashkë për të marrë vendime të guximshme

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj është shprehur se në rast të fitores, Qeveria e tij do t’i përkrahë ndërmarrjet e vogla dhe të mese që ato të mund të rrisin dhe zgjerojnë veprimtarinë e tyre-jo vetëm me fjalë por me vepra.


Haradinaj ka thënë se roli i bizneseve në vend është jetik për shkak të rëndësisë që kanë në zhvillimin ekonomik dhe në jetën e përditshme, shkruan gazetametro.net.

Ky është publikimi i plotë i Haradinajt:

Fond për investime për sektorin privat – bizneset e vogla dhe të mesme!

Shumica e punësimeve në Kosovë ndodhë në bizneset e reja, të vogla dhe të mesme, por ato nuk po rriten, nuk po zhvillohen.

Roli i këtyre bizneseve në shtetin tonë është jetik për shkak të rëndësisë që kanë në zhvillimin ekonomik dhe në jetën e përditshme.

Qeveria ime do t’i përkrahë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që ato të mund të rrisin dhe zgjerojnë veprimtarinë e tyre – jo vetëm me fjalë, por me vepra.

Pikërisht, për këtë do ta krijojmë Fondin për investime për sektorin privat. Përmes këtij Fondi synojmë punësimin, zhvillimin dhe rritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në vend.

Përderisa ne do ta fuqizojmë dhe rrisim sektorin privat dhe do t’u japim mbështetje bizneseve, ne gjithashtu do t’i rrisim pagat në sektorin publik për 30%.

Jemi bërë bashkë për Kosovën, për qytetarët e Kosovës, për tu zhvilluar fuqimisht, për të marr vendime të guximshme dhe të ecim përpara drejt e sigurt.

#KohapërFillimineRi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë