Loading…

Haradinaj e Krasniqi intervistohen sot nga Gjykata Speciale

  • 24/07/2019 | 08:02

Haradinaj e Krasniqi intervistohen sot nga Gjykata Speciale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, do të merren sot në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj dje udhëtoi drejt Hagës, ku edhe vepron Prokuroria Speciale, ai atje do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

Kujtojmë se kjo është arsyeja edhe pse ai dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, javën që lam pas.

Përveç Haradinajt, për t’u intervistuar atje janë thirrur edhe figura të tjera politike të vendit, siç është Jakup Krasniqi.

Ndryshe, Prokuroria Speciale është një nga dy dhomat e Gjykatës Speciale që i trajton pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës, në periudhën 1998-2000./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë